FLASH :

Bulqiza në alarm: Flakët përpijnë 5 hektarë pyje në “Liqenin e Zi”, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Bulqizë – Vatra të reja zjarri janë shfaqur në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” në Valikardhë, njësia administrative Zerqan. Temperaturat e larta, të favorizuara edhe nga era e fortë, kanë bërë që të digjen rreth 5 hektarë pyje dhe pisha.

Ndërkohë, punonjësit e zjarrfikëses dhe ata të pyjores po punojnë për shuarjen e zjarrit, por e kanë të pamundur për shkak se flakët po përhapen me shpejtësi. Fikja e zjarrit është e vështirë edhe për shkak të terrenit të thyer, ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri.