Punëtori vdiq në firmën e ndërtimit pasi ra nga lartësia e objektit ku po punonte, Policia e Tiranës arreston teknikun dhe inxhinierin e ndërtimit të firmës private. Ngjarja në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në zonën e Kinostudios në kryeqytet.
Tiranë– Punëtori vdiq në firmën e ndërtimit pasi ra nga lartësia e objektit ku po punonte, Policia e Tiranës arreston teknikun dhe inxhinierin e ndërtimit të firmës private.
Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme (11 gusht), në rrugën “Aleksandër Moisiu”, kurse viktimë mbeti 67-vjeçari Rramadan Mija.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan H. T., 65 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi dhe inxhinier ndërtimi të një firme private, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë punës, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori i firmës shtetasi Rr. M., 67 vjeç”, tha policia në njoftimin zyrtar.
Fatkeqësisht 67-vjeçari ka rënë nga lartësia e kantierit të ndërtimit ku po punonte në zonën e Kinostudios dhe për pasojë ka humbur jetën.
Hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe rrethanave i kaluan Prokurorisë, teksa dyshohet për mungesë të kushteve të sigurisë në punë.