FLASH :

Prizreni tronditet: Vrasje makabre pas sherrit për qentë – 35-vjeçari ther me thikë rivalin në mes të lagjes!

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë publike detaje të reja mbi motivin e vrasjes së ndodhur të dielën në lagjen “Tusuz” të Prizrenit. Sipas kërkesës për caktimin e masës së sigurisë ndaj 35-vjeçarit E.B., ngjarja ka nisur pas një mosmarrëveshjeje për një përleshje mes qenëve të palëve.

Hetimet tregojnë se më 10 gusht 2025, rreth orës 20:30, në rrugën “Lapidari”, pas një fjalosjeje të shkurtër, i dyshuari ka nxjerrë papritur një thikë-patente dhe ka goditur viktimën H.Sh., duke e lënë të plagosur rëndë. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në QKUK në Prishtinë, ku ndërroi jetë nga plagët e marra.

Prokuroria ngarkon E.B. me veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.