FLASH :

Video/Zjarre masive në Gramsh, flakët kërcënojnë banesat në fshatin Kukur

Një vatër e re zjarri është regjistruar sot në bashkinë e Gramshit, me flakë të përmasave të mëdha që kanë përfshirë malet pranë fshatit Kullollas. Forcat zjarrfikëse dhe banorët po punojnë për izolimin e zjarrit, ndërsa terreni i vështirë malor dhe era e fortë po e komplikojnë ndërhyrjen.

Ndërkohë, situata më kritike mbetet në fshatin Kukur, ku zjarri po u afrohet rrezikshëm banesave. Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët, ndërsa vijon puna për neutralizimin e flakëve.