FLASH :

Zjarr pranë Kodrës së Diellit, rrezikohet lagjja e parisë politike në Tiranë

Gjatë mbrëmjes së sotme raportohet për flakë që janë sipër kodrës, pranë lagjes “Kodra e Diellit”, një lagje e njohur ku banon kryesisht elita politike e vendit. Kujtojmë se në këtë lagje kanë banesat e tyre Ilir Meta, Erion Veliaj dhe mjaft politikanë të tjerë. Flakët janë të dukshme dhe kanë alarmuar banorët e zonës, të cilët ngrejnë alarmin dhe bëjnë me dije se ndihen të frikësuar, pasi përhapja e shpejtë, e favorizuar nga erërat, mund të rrezikojë banesat.