Zjarri ka kaluar aksin Sarandë–Muzinë dhe po avancon në drejtim të Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, por ende nuk ka depërtuar në zonën e mbrojtur. Për sigurinë e qytetarëve, vizitorët janë evakuuar, ndërsa qarkullimi në rrugën Sarandë–Muzinë është mbyllur.
Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar 2 helikopterë, 20 trupa të Forcave të Armatosura dhe 4 mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të shmangur përhapjen e zjarrit në parkun natyror me vlera të rralla turistike dhe mjedisore.