FLASH :

Marrëveshja e fshehtë Rama-Fanja për të mbyllur News 24: Shpallje falimenti, mospagim qirash dhe përfshirje në ndërtimet te ish-Uzina

Në dukje mbyllja e News 24, duket se i plotëson të gjitha kredencialet për të qenë një goditje ndaj fjalës së lirë dhe medias së pavarur.

Por jo nëse në mes është Irfan Hysenbelliu, një pronar mediash që nuk është shquar ndonjëherë për intelekt apo nuhatje mediatike dhe që nuk i ka patur kurrë marrëdhëniet e mira, as me bankat dhe as me Tatimet.

Me pak fjalë, Hysenbelliu ka qenë dhe mbeti në nivelin e matrapazëve të fillim viteve ’90, ku gjithçka ishte e mundur dhe pa rregulla për t’u ngritur në biznes. Ai mesa duket nuk diti dhe nuk deshi kurrë t’i legalizojë në mënyrë të plotë bizneset e tij.

Kjo duket se ka ndodhur së fundmi edhe me News 24.

Nga burime të sigurta brenda medias së tij mësohet se gjobat e Tatimeve të Ceno Klosit ndaj mediave të Hysenbelliut janë marramendëse dhe madje Hysenbelliu është në gjyq me Tatimet për gjobat në fjalë.

Ligjërisht, e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga një situatë e tillë është shpallja e falimentimi dhe duket se i gjithë inskenimi për të mbyllur News 24, ka qenë një marrëveshje e heshtur ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe vetë Irfan Hysenbelliut.

Ramës i intereson që të heqë një media sadopak kritike nga tregu. Një zë opozitar më pak është ujë i bekuar për qeverinë.

Vetë Hysenbelliut i intereson që të mos paguajë tatimet prej miliona eurosh të mbartura dhe as qiratë e objekteve të akumuluara gjatë viteve të fundit, të cilat nga pala e shtetit pretendohet se nuk janë paguar.

Përveç kësaj, Hysenbelliu mund të shpërblehet dhe të hyjë si ndërtues në tokat e shumta shtetërore që mund të hapeshin si kantiere ndërtimi, me largimin e tij nga ish-Uzina e Autotraktorëve.

Pra duket se kemi të bëjmë me një marrëveshje “win-win”.

Këtu duket se të vetmit të humbur janë 230 gazetarët e News 24, që janë viktimat e teatrit të pronarit të tyre.