FLASH :

Makina e ukrainasit përplaset me atë të shqiptarit në Mamurras, dy të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pak minuta më parë në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, ku janë përplasur dy automjete, njëri prej tyre me drejtues shtetas ukrainas. Nga përplasja e fortë, dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Një grua që udhëtonte me shtetasin e huaj ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje po punon grupi hetimor për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.