FLASH :

Video/Kaos në rrugë: Trafik i bllokuar në Muriqan dhe Shkodër

Qarkullimi është rënduar ndjeshëm këtë të diel në pikën kufitare të Muriqanit dhe në qytetin e Shkodrës. Radha e automjeteve në drejtim të Malit të Zi ka shkaktuar pritje të gjata për udhëtarët, ndërsa fluksi i lartë i mjeteve ka sjellë ngadalësim të lëvizjes edhe brenda qytetit të Shkodrës. Policia e qarkullimit po menaxhon situatën, por udhëtarëve u bëhet thirrje të tregojnë durim dhe të planifikojnë udhëtimet duke llogaritur vonesat.