FLASH :

Poliçan/ Zjarrfikës e forca të ushtrisë vijojnë luftën me flakët, shmanget rreziku i banesave në qytet

Është duke vijuar zjarri në qytetin e Poliçanit. Zjarri ka marrë shtrirje të gjerë, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta dhe flakët e zjarrit kanë zbritur në kodrat e fshatrave Plirëz dhe Mbrakull.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zzjarrfikësish nga Berati, Poliçani dhe Fieri, si dhe forca të shumta ushtarake të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje, të cilët po luftojnë prej disa orësh me flakët e zjarrit, ndërkohë që është shmangur rreziku i përhapjes së flakëve drejt banesave të qytetit, ku më herët u evakuan të moshuarit e azilit të pleqve dhe 6 familje që ndodheshin afër zonës së rrezikut.

Në ndihmë të zjarrfikësve dhe ushtrisë, ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit nga ajri edhe një helikopter i Bazës Ajrore në Kuçovë.