Një grup i vogël protestuesish ndërprenë një transmetim të drejtpërdrejtë të Channel 13 në Izrael të shtunën, duke denoncuar luftën në Rripin e Gazës dhe vendimin e fundit të kabinetit izraelit për të marrë nën kontroll të plotë territorin e rrethuar. Protesta erdhi pasi qeveria njoftoi nisjen e një operacioni ushtarak që do të fillojë me pushtimin e qytetit të Gazës, ku jetojnë rreth një milion palestinezë.
Sipas një zyrtari izraelit që foli për Axios, plani parashikon boshatisjen e qytetit nga civilët brenda dy muajsh, vendosjen e një rrethimi për të goditur anëtarët e Hamasit dhe më pas një operacion tokësor. Lëvizja ka ngjallur kritika të forta brenda dhe jashtë Izraelit, mes frikës se mund të shkaktojë një krizë të rëndë humanitare.