FLASH :

Masakër në Gjilan, 3 të vrarë dhe 1 i plagosur, ja momenti kur i plagosuri shoqërohet me ambulancë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme.

Mësohet se i vdekur ka mbetur edhe personi i tretë.

Në media janë publikuar identitetet e  dy personave të tjerë që humbën jetën në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot rreth orës 12:32, në “Cafiteria 2000” në Gjilan, ku u përdor armë zjarri.

Viktimat janë: •  Selami Hasani rreth 67-vjeçar   • Abedin Hoxha rreth 68-vjeçar.

Në këtë incident mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë: Naim Hoxha rreth 41-vjeçar, Edmond Hasani dhe Bujar Hoxha rreth 41-vjeçar – ky i fundit është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor.

I dyshuari për këtë rast është një person i gjinisë mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati.