FLASH :

Teoritë e çuditshme përse Leonardo DiCaprio mbulon gjithmonë fytyrën – nga maskat te çadrat, të gjitha “disfrazet” e tij të pazakonta

Rrjetet sociale janë mbushur me teori të çuditshme dhe konspirative mbi arsyen pse Leonardo DiCaprio, 50 vjeç, mbulon vazhdimisht fytyrën kur del në publik. Aktori i famshëm i Hollywood-it, i njohur për rolet në “Titanic” dhe “The Revenant”, është fotografuar shpesh duke përdorur metoda të pazakonta për të fshehur identitetin – nga maskat, kapelat, syzet, deri te çadrat dhe madje edhe telefonat.

Pas paraqitjes së tij të fundit në dasmën luksoze të Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos në Venecia – ku u shfaq me një kapele bejsbolli që i fshihte fytyrën – disa fansa madje vunë në dyshim nëse ishte vetë Leonardo. “Nuk është ai. Është një dublues,” shkroi një përdorues në Instagram. Të tjerë spekuluan se mund të ishte “dopëlganger”-i i tij, ndërsa disa e lidhën me thashetheme për operacione plastike ose transplant flokësh.

Megjithatë, arsyeja më e mundshme duket të jetë dëshira e aktorit për t’i shpëtuar paparacëve dhe për të ruajtur një profil të ulët, sidomos pas kritikave të ashpra që mori për pjesëmarrjen në këtë ceremoni. Si një aktivist i zëshëm për klimën, DiCaprio u quajt “hipokrit” në rrjet, për shkak të ndikimit mjedisor të Amazon dhe faktit që rreth 90 avionë privatë transportuan të ftuarit VIP në Venecia.

Historia e përpjekjeve të tij për t’u fshehur është e gjatë:

  • 2004 – një xhup i fryrë mbi kokë dhe kapele bejsbolli për t’u ruajtur nga fotografët.
  • 2013 – një maskë tradicionale veneciane, ndërsa shëtiste me një fetë picë në dorë.
  • 2015 – një çadër për t’u mbrojtur nga sytë kureshtarë gjatë US Open në Nju Jork.
  • Në raste të tjera, ka përdorur kapela, syze të errëta, duart apo madje telefonin për t’i mbuluar fytyrën.

Në një intervistë për Esquire, aktori pranoi se fama mund të kthehet në ankth social:

“Nëse nuk je i kujdesshëm, mund të zhvillohet në një ankth shoqëror. Pyetja është gjithmonë: çfarë do të ndodhë, cili fotograf do të shfaqet papritur, çfarë kurthi mund të të kenë zënë? Nuk mësohesh kurrë me këtë gjë.”

Së fundmi, DiCaprio është rikthyer te disfrazet e tij të preferuara – maskat mjekësore, të ngjashme me ato të pandemisë. Javën e kaluar, ai u fotografua në Ibiza duke shëtitur buzë plazhit me të dashurën, modelen Vittoria Ceretti, ku sërish kishte mbuluar fytyrën me maskë dhe ishte veshur tërësisht në të zeza. Ndërkohë, Vittoria spikati me një fund të zi elegant dhe bluzë të kombinuar.

Nëse për disa është thjesht një mënyrë për t’i shpëtuar objektivit të kamerës, për të tjerë, mënyrat e pazakonta të Leonardo DiCaprios për të fshehur fytyrën mbeten një mister që ushqen teoritë më të çuditshme online.