FLASH :

Finiq – Zjarri në fshatin Livinë vihet nën kontroll, s’ka rrezik për banesat

Flakët që përfshinë zonën e Livinës në bashkinë Finiq janë vënë nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat, bëjnë me dije autoritetet vendore.

Operacioni vijon njëkohësisht nga ajri dhe toka: helikopteri Black Hawk dhe avioni kroat Canadair po kryejnë hedhje të vazhdueshme uji, ndërsa mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar rreth perimetrit të fshatit, gati për të ndërhyrë në çdo moment për fikjen e vatrave sporadike.

Sipas informacionit zyrtar, strukturat e emergjencave civile dhe zjarrfikësit po monitorojnë situatën në mënyrë të pandërprerë, me fokus parandalimin e riaktivizimit nga era dhe temperaturat e larta.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet dhe të njoftojnë menjëherë numrin e emergjencës nëse konstatojnë tym ose flakë në afërsi. “Jemi në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për komunitetin,” theksohet në njoftim.