Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë bilancin e veprimeve të fundit procedurale, duke njoftuar disa arrestime dhe procedime penale në qark.
Pas aksidentit rrugor të ndodhur dje në “Qafën e Koshovicës”, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë E. Sh., 44 vjeç, nga Patosi, i cili duke humbur kontrollin mbi mjetin ka dalë nga rruga. Nga përplasja u plagosën drejtuesi dhe tre pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Po nga Qarkullimi Rrugor, u arrestua në flagrancë A. B., 24 vjeç, nga Lushnja, i kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve proceduan penalisht B. G., 19 vjeç, nga Lushnja, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia e Lushnjës referoi në Prokurori materialet për A. Ç., 62 vjeç, për veprën “Ndërtim i paligjshëm”, si dhe për D. D., 40 vjeç, dhe I. K., 60 vjeç, të dy nga Lushnja, të cilët dyshohet se ushtronin veprimtari të paligjshme të basteve sportive përmes celularëve.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.