Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin që të çon drejt fshatit të Zvernecit, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas burimeve, dy persona, mes tyre edhe një fëmijë, që udhëtonin në një makinë me targa italiane, janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Dy prej të plagosurve ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në të tre automjetet e përfshira janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Situata në rrugë është normalizuar pas ndërhyrjes së forcave të rendit.