Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në fshatin Bogdan, Berat, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi u plagos aksidentalisht nga një armë gjahu.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në të njëjtin fshat, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim të vrasë një kafshë të egër, por nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç. Ky i fundit, për shkak të plagës së marrë, ndërroi jetë në spital.
Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.
Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.