Itali – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sesto San Giovanni, Milano ku një 40-vjeçar abuzoi seksualisht me dy vajza të mitura, përkatësisht të moshave 15 dhe 16 vjeçe.
Sipas Corriere 40-vjeçari i cili tani më ka rënë në prangat e policisë fillimisht iu afrua adoleshenteve në ashensor teksa po shkonin në shtëpi një ditë më parë.
Më pas priti që ato të hapnin banesën dhe nën kërcënimin e kaçavidës i mbylli brenda dhe i detyroi që të kryenin marrëdhënie seksuale e të konsumonin alkool.
I arrestuari gjithashtu u vodhi celularët dhe disa sende me vlerë.
Ai u kap nga oficerët teksa endej nëpër rrugë. Telefonat, sendet e vjedhura dhe kaçavida u sekuestruan si provë materiale.