FLASH :

Skllavërimi që po u bëjmë fëmijëve me smartphone-t tona

Në shkollat daneze, tashmë është ligj: fëmijët nga shtatë deri në 16 vjeç nuk lejohet të sjellin telefonin në shkollë. Madje, para mbërritjes brenda shkollës, pajisjet dorëzohen në depo. Kjo ishte një përmbysje totale e politikave pro‑digitale që kishin mbizotëruar vitet e fundit. Kjo lëvizje erdhi nga një komision i qeverisë daneze: shqetësimet për ndikimin në mirëqenien dhe sjelljen e fëmijëve ishin serioze. Telefonat ishin bërë shqetësim mësimor dhe social.
Por pse tabletat dhe smartfonët janë të rrezikshëm për të vegjlit? Studiuesit e thonë qartë: fëmijët nën pesë vjeç që kalojnë më shumë se një orë në ekran, rezultojnë me zhvillim më të ngadalshëm në lidhjet kortikale dhe aftësitë gjuhësore. Kjo sjell fëmijë me fjalor më të ngushtë, vonesa në të folur, dhe vështirësi në përgatitje për shkollë. Një studim tjetër në Kanada zbuloi një pamje shqetësuese. Përdorimi i telefonëve për të qetësuar një fëmijë të zemëruar çon tek agjitimi dhe varësia nga ekrani si strategji qetësimi . Kjo çon te paaftësia për të menaxhuar emocionet, dhe sjellje impulsive që mund të dëmtojnë zhvillimin social‑emocional. Ekspozimi ndaj ekranit para gjumit ndërpret prodhimin e melatoninës, duke shtyrë fëmijët të flejnë më vonë, duke qëndruar më të lodhur dhe më mungesë përqendrimi. Po ashtu, ulja e aktivitetit fizik rrit rrezikun e mbipeshës dhe problemeve të shtyllës kurrizore tek fëmijët 
Në Danimarkë, largimi i ekranit ka sjellë një përmirësim të dukshëm. Fëmijët s’u kapën më lehtë nga varësia tek pajisjet, rifituan kontaktin me librin fizik dhe bisedat ballë për ballë . Mësuesit raportuan se nxënësit e hoqën vëmendjen nga ekrani, rifilluan të luanin e të flisnin mes tyre, dhe patën më pak sedentarizëm. Fokusi i mësimit u rivendos pa zile telefonash që bie në mes të orës, pa shpërqendrime të vazhdueshme, pa scroll në Instagram. Fëmijët mësojnë më mirë kur ndjehen të përfshirë në lojëra, biseda dhe lexim real. Ekspertët rekomandojnë zero ekran për fëmijët nën tre vjeç, dhe maksimum një orë për grupmoshën 3–5 vjeç. Në Francë komunitetet mjekësore flasin për ndjenja të përhershme nervoziteti dhe dëmtime në zhvillimin emocional e njohës.
Tabletët dhe smartfonët mund të duken të pafajshëm por pas tyre fshihet një rrezik serioz për zhvillimin emocional, gjuhësor dhe social të fëmijëve. Pavarësisht benefiteve teknologjike, fëmijëria nuk është një aplikacion që mund ta instaloni dhe çinstaloni kur të doni. Danimarka ka bërë hapin që shumë e shmangën, fillimi i një fëmijërie ku është e lejuar të mendosh, flasësh, lexosh dhe jetosh pa ndërprerjen e notification-ve. Ndërsa fëmijët tanë nuk janë eksperiment, por kanë të drejtën për një fëmijëri të qetë, pa zhurmën digjitale.