Policia e Mallakastrës ka zbuluar dhe asgjësuar një parcelë me 77 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, gjatë operacionit të koduar “Koordinata”.
Gjatë aksionit, në fshatin Visokë, shërbimet e policisë kapën në flagrancë, brenda parcelës, autorin e dyshuar, 58-vjeçarin Kastriot Xhemalaj. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.