Një aksident është regjistruar sot në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku dy këmbësorë janë goditur nga një automjet teksa po kalonin në vijat e bardha.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të mjetit. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për rrezik për jetën e tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.