FLASH :

Video/Truproja i Messi-t, Cheuko, përjashtohet nga të gjitha turnetë e Inter Miami-t këtë vit

Truproja personal i Lionel Messi-t, Cheuko, është zyrtarisht përjashtuar nga të gjitha turnetë ku merr pjesë Inter Miami gjatë këtij viti. Vendimi befasues vjen pas disa reagimeve në lidhje me praninë e tij të vazhdueshme pranë yllit argjentinas, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Autoritetet e futbollit amerikan kanë vendosur që Cheuko nuk do të lejohet të jetë pjesë e skuadrës apo ambienteve përreth gjatë ndeshjeve zyrtare të turneve ku përfshihet klubi. Megjithatë, nuk dihet ende nëse kjo ndalesë do të vlejë edhe për ndeshjet e kampionatit të rregullt.

Cheuko është bërë figurë e njohur për fansat, shpeshherë i filmuar duke ndjekur Messin në çdo hap. Vendimi shihet nga disa si përpjekje për të ruajtur rregullat dhe protokollet e turneve, ndërsa të tjerë e cilësojnë si një goditje ndaj sigurisë personale të yllit të futbollit botëror.