Në një prej rrugëve të kryeqytetit, ndriçimi publik është parë i ndezur gjatë orëve të ditës, duke ngritur pikëpyetje mbi menaxhimin e energjisë nga Bashkia e Tiranës. Në një foto të realizuar nga një qytetar, duket qartë se llambat e rrugës janë funksionale edhe pse është dritë natyrale dhe nuk ka nevojë për ndriçim artificial.
Ky rast shton shqetësimet mbi shpërdorimin e energjisë elektrike në një kohë kur qytetarëve u kërkohet kursim dhe ndërgjegjësim për shpenzimet. Banorët shprehen të indinjuar dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse një reagim të menjëhershëm dhe masa për të shmangur raste të tilla në të ardhmen.
Përballë krizës së energjisë dhe rritjes së kostove, kërkohet më shumë përgjegjësi dhe transparencë nga autoritetet vendore.