Mbape mori numrin 10 të lënë bosh nga Luka Modriç pas largimit të tij te Milani dhe numri 9 që francezi pati sezonin e shkuar është i lirë.
Për fanellën që dikur i përkiste edhe Benzemas, dolën hapur dy pretendentë si Endrik, një talent brazilian dhe Gonzalo Garsia një zbulim i vërtetë në Kupën e Botës për Klube. Por duket se tashmë “lufta” është fituar nga spanjolli.
Qëndrimi, aftësia teknike dhe potenciali i Garsias fituan mbi brazilianin, i penguar nga dëmtimet dhe një vit i parë i vështirë. Edhe pse ishte pranë një huazimi te Real Sociedad, një tjetër dëmtim i ka ndryshuar planet dhe Endrik do të mbetet në kryeqytet ku do të mbajë numrin e tij 16.
Real Madridi, i cili shpresonte të huazonte të paktën një nga dy lojtarët, e gjen veten me të dy në skuadër, por Gonzalo Garsia do të qëndrojë, dhe do ta bëjë këtë me një numër të rëndësishëm mbi supe: numrin 9. Kjo është një mundësi vendimtare për të, cili është gati të konfirmojë statusin e tij pasi ka qenë protagonisti i vërtetë në Kupën e Botës.