Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij e sapomartuar, Lauren Sanchez, kaluan të dielën një ditë në det me miqtë e tyre të famshëm, Leonardo DiCaprio dhe modelen Vittoria, duke udhëtuar me superjahtin “Koru” me vlerë 485 milionë dollarë. Katërshja, miq të vjetër që kanë bërë edhe më parë pushime së bashku, këtë herë u panë duke shijuar ujërat e Ibizës, disa javë pas dasmës madhështore të Bezos dhe Sanchez në Venecia.
Leonardo, 50 vjeç, dhe Vittoria, 27 vjeçe, u shfaqën të veshur thjeshtë, ndërsa Bezos dhe Sanchez preferuan veshje verore me motive të ndryshme. Jahti “Koru”, një nga më të mëdhenjtë në botë, ka qenë shpesh temë debati për shkak të luksit dhe kostos marramendëse, ashtu si edhe dasma 40 milionë dollarëshe e çiftit në Venecia, e cila u shoqërua me kritika për ekstravagancë dhe ndikimin mjedisor.
Përveç udhëtimit luksoz, Bezos dhe Sanchez thuhet se po bashkëpunojnë me aktoren Sydney Sweeney për të nisur një linjë të re të brendshmesh, ndërsa vetë Sweeney është në bisedime për t’u bërë Bond Girl në filmin e ardhshëm të James Bond.