FLASH :

Kthesë historike në Australi, 300 mijë veta pro Palestinës dalin në Sidnej

Rreth 300 mijë persona marshuan të shtunën në rrugët e Sydney-t, në njërën prej protestave më të mëdha të viteve të fundit në qytet, kundër luftës së Izraelit në Gaza. Demonstrata u organizua nga një koalicion grupesh për të drejtat e njeriut, rrjete solidariteti me Palestinën dhe organizata lokale komunitare, duke u shtrirë për kilometra në zemër të qytetit.

Protestuesit, të pajisur me flamuj palestinezë dhe pankarta kundër krimeve të luftës e ndëshkimit kolektiv, kërkuan armëpushim të menjëhershëm, heqjen e bllokadës së Gazës dhe mbajtjen e Izraelit përgjegjës në arenën ndërkombëtare. Në qytet jehonin thirrjet “Free Palestine” dhe “Stop the genocide”.

Organizatorët thanë se pjesëmarrja masive pasqyron indinjatën e shtuar globale ndaj numrit në rritje të viktimave civile në Gaza dhe dështimit të komunitetit ndërkombëtar për të parandaluar përkeqësimin e katastrofës humanitare.