Sali Berisha ka mbërritur sot në ambientet e SPAK-ut, ku është pritur nga një grup mbështetësish. Ish-kryeministri, i cili zbriti nga Mercedesi i tij i blinduar, u ndal përpara hyrjes duke përshëndetur me puthje dhe përqafime disa prej militantëve të pranishëm.
I veshur me këmishë të bardhë dhe kollare të kuqe, Berisha hyri më pas në godinën e SPAK-ut nën shoqërimin e truprojave dhe simpatizantëve, ndërsa atmosfera para institucionit ishte e mbushur me thirrje mbështetëse për të.




