FLASH :

Shoferi përpiqet të shtypë këmbësorin, por ndodh “karma” e menjëhershme!

Një shofer i zemëruar ka përjetuar “karmën” më të shpejtë të mundshme, pasi tentoi të godiste me makinë një këmbësor në një incident rrugor dramatik. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur automjeti ngjitet në trotuar në ndjekje të këmbësorit, i cili, me një reagim të shpejtë, fshihet pas një shtylle ndriçimi.

Shtylla i shpëtoi jetën, duke ndaluar mjetin që përfundoi i bllokuar në një mur. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë quajtur “ndëshkim të menjëhershëm” për shoferin agresiv.

Policia po heton incidentin, ndërsa këmbësori ka shpëtuar pa lëndime.