Milan ka njoftuar se legjenda e klubit, Franco Baresi, është operuar me sukses për një problem të mushkërive pas kontrolleve rutinë. Operacioni ka përfunduar pa ndërlikime, dhe periudha pas ndërhyrjes ka qenë e qëndrueshme. Baresi është vlerësuar nga një onkolog specialist, i cili ka rekomanduar një terapi imunoterapie për konsolidim.
Baresi, i cili është nënkryetar i nderit i klubit Milan, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ka marrë nga tifozët dhe klubin gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se do të ketë nevojë për disa kohë për t’u rikuperuar plotësisht.
Do të më duhet kohë për t’u rikuperuar. Tifozë të dashur, dua t’ju komunikoj se do të më duhet pak kohë për t’u rikuperuar. Faleminderit Milanit dhe të gjithëve ju për mbështetjen dhe përkrahjen. Me dashuri, një përqafim”, janë fjalët e Franco Baresit, i cili mban postin e nënkryetarit të nderit që prej vitit 2020.