FLASH :

Fëmijë nga Kukësi e Tropoja shfrytëzohen nga prindërit për të lypyr në Prizren! Policia e Kosovës: Përfitojnë nga lëvizja e lirë në kufi

Lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila lejon kalimin e kufirit vetëm me kartë identiteti, pa kontrolle të rrepta, ka ndihmuar në fuqizimin e lidhjeve mes dy vendeve por nga ana tjeter nga nxitur nje fenomen mjaft shqetësues: Shfrytëzimin e femijeve për te kerkuar lemoshe ne rruge. Kryesisht te vegjlit qe lypin ne rrugët e Prizrenit janë nga zonat verilindore të Shqipërisë.

Në zemër të qytetit historik të Prizrenit, mes turistëve te shumte, gjen çdo ditë fëmijë të vegjël që lypin në rrugë.

Shumica dërrmuese e tyre kanë ardhur nga Shqipëria, kryesisht nga zonat verilindore si Kukësi dhe Tropoja. Çdo ditë, ata enden nëpër rrugët e qytetit, të pashoqëruar dhe të ekspozuar ndaj rreziqeve.

Megjithatë, faktet janë kokëforta. Disa familje kalojnë kufirin dhe marrin shtëpi me qira pranë qendrës, vetëm për të nxjerre fëmijët ne rruge. Ky realitet, përveçse prek dinjitetin njerëzor ndikon edhe në përvojën e vizitorëve dhe turisteve.

Policia e Prizrenit e pranon fenomenin por duket e pafuqishme për ta frenuar persa kohe kufiri është i hapur dhe njerëzit kalojne pa kontroll te pasaportave.

Ndërkohë që qyteti përpiqet të ruajë imazhin e tij mikpritës, pamja e fëmijëve që lypin mbetet një plagë e madhe sociale dhe një pervoje jo e mire për turistet.

Ne këto kushte, ekspertet thone se nevojitet bashkëpunim institucional mes Kosovës e Shqipërisë, ligje të harmonizuara, mbështetje për familjet e varfëri.