FLASH :

Karma e menjëhershme për shoferin agresiv që tentoi të shtypte kalimtarin

Një shofer i rrezikshëm në Britani përjetoi “karmën e menjëhershme” pas një incidenti të dhunshëm rrugor, ku tentoi të përplasë një kalimtar që po vraponte për t’i shpëtuar.

Pamjet tronditëse të filmuara në Ashton-under-Lyne, në qytetin e Manchesterit, tregojnë momentin kur një makinë e vogël blu ndjek me shpejtësi një këmbësor të veshur me pantallona rozë, duke u ngjitur mbi trotuar në një rrugë të mbushur me makina të parkuara dhe trafik të dendur. Kërcitja e gomave dhe frenave dëgjohet qartë ndërsa makina i afrohet me shpejtësi viktimës. Por falë një shtylle ndriçimi, i riu shpëton për mrekulli – ndërsa automjeti përfundon i ngjeshur pas murit.

Në video shihet si mjeti me pjesë të përplasura dhe parakolp të varur, del me vështirësi nga trotuari dhe përpiqet sërish të ndjekë kalimtarin, i cili mundohet të largohet nga kaosi. Në sfond, një zë dëgjohet duke thënë: “Ç’kaos i çmendur!”

Autori i videos, David Lloyd Jones, tha se nuk i njihte personat dhe thjesht kishte filmuar situatën e rrezikshme. Nuk dihet nëse dy personat kishin ndonjë konflikt të mëparshëm mes tyre. Policia e Manchesterit është kontaktuar për koment.

Ndërkohë, një tjetër rast “karme të menjëhershme” është regjistruar në Londër, ku një hajdut i dyshuar në një qendër tregtare në Romford u përplas me një biçikletë policie ndërsa përpiqej të arratisej me një shportë plot produkte, mes të cilave edhe pako me proshutë. Videoja është shpërndarë nga Policia Metropolitane, duke e cilësuar si shembull të patrullimit efikas që mbron komunitetin dhe bizneset vendase.

Dy raste që tregojnë se ndonjëherë drejtësia vjen më shpejt nga sa mendohet – dhe shpesh përmes një poste ndriçimi apo biçiklete lodër.