FLASH :

Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë me makinë në rrugët e Peruxhias, tenton dhe arratisjen

Karabinierët e Peruxhias arrestuan në flagrancë një shqiptar 36-vjeçar të dyshuar si i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Itali. Akuzë edhe për sulm ndaj efektivëve në aksion, i kundërshtoi

Karabinierët e Peruxhias arrestuan në flagrancë një shqiptar 36-vjeçar të dyshuar si i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Itali.

Gjithashtu ndaj tij do të rëndojnë akuzat për sulm ndaj një zyrtari publik dhe thyerja e urdhrit për të hyrë në vend.

Kapja e tij u bë disa ditë më parë gjatë një patrullimi, ndërsa i dyshuari po udhëtonte me një makinë në zonën e San Sistos. Kur oficerët i kërkuan kontrollin fizik, ai tentoi të largohej me shpejtësi, por u kap gjatë ndjekjes, informon media italiane.

Ai ka kundërshtuar dhe sulmuar gjithashtu efektivët që po e arrestonin.

Gjatë kontrollit, u zbulua se 12 pako kokainë, me një peshë totale prej 8.4 gramë, ishin fshehur brenda një zgavre në ndarjen e pasagjerëve të automjetit që po drejtonte.