FLASH :

Lushnjë/ Njëri tentoi të përdhunonte 35-vjeçaren, tjetri kryente plaçkitje në bashkëpunim, 2 të kërkuar në pranga (EMRAT)

Lushnjë– Dy persona të kërkuar për tentativë përdhunimi dhe vjedhje janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Policia e Lushnjës, në dy aksione të ndara.

Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative dhe lokalizimit të tyre, uniformat blu realizuan edhe operacionin, në një rast edhe me kolegët e Sarandës.

Të arrestuarit janë Robert Cerria dhe Olsi Duka, i pari për tentativën e abuzimit seksual dhe i dyti për plaçkitjet në bashkëpunim.

“U arrestua R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 6 korrik 2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj. Kapja e tij u bë bashkë me Komisariatin e Sarandës”, bëri me dije sot (1 gusht) policia vendore.

I dyti është arrestuar O. D., 34 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vjedhja”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin E. P. (të arrestuar më datë 28 qershor, kanë vjedhur në një biznes në fshatin Savër, 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme