FLASH :

VIDEO | Kënga e re e Luana Vjollcës, më shumë mjaullima sesa vokal

Luana Vjollca është rikthyer me një këngë të re ne bashkëpunim me Genta Ismajlin, që më shumë ngjan me një performancë TikTok-u sesa me këngë të mirëfilltë, më shumë mjaullima, klithma dhe frymëmarrje sensuale sesa nota muzikore.
Por ndoshta kjo është pikërisht receta për sukses në ditët e sotme.
Me këtë këngë të re, Luana ndjek shembullin e shumë emrave të tjerë të skenës moderne shqiptare, ku krijimi muzikor duket gjithnjë e më pak art dhe gjithnjë e më shumë eksperiment zhurmash.
Nëse ky është standardi i ri i muzikës në 2025, atëherë ndoshta akademitë muzikore duhen kthyer në studio koreografike, dhe mikrofonët në filtra Instagrami.