FLASH :

Dua Lipa dhe i fejuari i saj shijojnë jetën e natës në Prishtinë

Vetëm pak ditë përpara performancës së saj në festivalin “Sunny Hill 2025”, ylli me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka zgjedhur të shijojë atmosferën e verës në Prishtinë, larg skenës dhe reflektorëve.

Të mërkurën në mbrëmje, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar është parë në një nga ambientet më të njohura të kryeqytetit, në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner. Të dy janë fotografuar në një mbrëmje relaksuese, në praninë e disa miqve të afërt dhe mes koktejve verorë që i kanë dhënë tonin natës prishtinase.

Dua, si zakonisht, ka spikatur me stilin e saj elegant dhe prezencën karizmatike, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me natyrshmërinë dhe buzëqeshjen e saj të njohur. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë se çifti ka qenë tepër i afërt dhe i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, duke reflektuar një lidhje të qetë e të qëndrueshme.