FLASH :

Plagoset Erald Shullazi në Borsh, autori arrestohet brenda pak orësh

Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit.

Sipas burimeve nga policia, është plagosur një i ri, të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në dorë, duke shmangur pasoja më të rënda që mund të kishin qenë edhe fatale.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal jo shume larg nga aksidenti i djeshem,ku dy shokë po konsumonin alkool. Sipas dëshmive, pas një debati mes tyre, njëri prej të rinjve banuesa në Tepelenë ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij nga Kruja duke e plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit. Personi i lënduar është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Komisariatit të Policisë Himarë, nën drejtimin e shefit të komisariatit, autori u identifikua në kohë rekord dhe u vu në pranga. Ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku ka dhënë dëshminë e tij dhe ka rrëfyer ngjarjen.

Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

I demtuari:Erald Shullazi
I shoqeruar: Albert Petrit Dollaku 02.10.1981 Kruje
I shoqeruar: Hekuran Lame Çelaj 23.06.1983 Borsh