FLASH :

Sherr masiv me hanxhar në park: 51-vjeçari përfundon në spital, qeni XL Bully mbetet i vrarë,policia po heton si tentativë vrasjeje

Pamje tronditëse janë shfaqur në rrjete sociale nga një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në një park në qytetin Aberdin të Skocisë, ku një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe qeni i tij i racës XL Bully është vrarë me armë të ftohtë.

Ngjarja ndodhi në Eric Hendrie Park, i njohur për vendasit si “The Woodies”, në zonën Mastrick, rreth orës 20:30 të së dielës, më 27 korrik. Sipas Policisë së Skocisë, rasti po hetohet si tentativë për vrasje, ndërsa ende nuk është arrestuar asnjë person i përfshirë.

Pamjet filmike tregojnë momentin kur një grup personash me veshje të errëta, mes tyre një që mban një hanxhar, sulmojnë burrin 51-vjeçar. Në video shihet një automjet tip Mini i bardhë, me derën e pasagjerit të hapur, që futet në park me shpejtësi. Njëri nga sulmuesit godet viktimën, i cili rrëzohet, ndërsa një tjetër i afrohet.

Pamje të tjera tregojnë një qen XL Bully duke iu vërsulur njërit prej agresorëve, i cili në përpjekje për t’u mbrojtur duket se e godet kafshën me hanxhar. Qeni, megjithatë, vazhdon të ndjekë dhe të sulmojë personin edhe ndërsa makina përpiqet të largohet nga vendi i ngjarjes, duke krijuar një skenë kaotike.

Automjeti përplaset me zhurmë në asfalt, ndërsa dëgjohet një dëshmitar që thotë: “Një makth i vërtetë”. Pamjet mbyllen me makinën që largohet nga parku, ndërsa qeni rrethrotullohet rreth saj.

Viktima është transportuar me urgjencë në spitalin Royal Infirmary të Aberdinit, ku ndodhet në gjendje “të rëndë, por të qëndrueshme”.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa policia vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë akt të dhunshëm që ka përfunduar me plagosje dhe vrasjen e një kafshe.

The scene of the incident as seen from the opposite side, looking onto the park - with a small grey evidence tent in the road
Horrifying footage appears to show the moment a man is set upon by a gang armed with a machete as a vehicle drove into a park in Aberdeen