Portieri i njohur i Real Madridit, Thibaut Courtois, është filmuar duke kërcyer dhe festuar i qetë në festivalin e njohur muzikor Tomorrowland, që mbahet çdo verë në Belgjikë.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, gardiani belg shihet i buzëqeshur dhe në formë të mirë fizike, ndërsa kërcen mes mijëra pjesëmarrësve në njërin nga skenat më të mëdha të muzikës elektronike në botë.
Courtois, i cili gjatë sezonit të kaluar vuajti një dëmtim serioz që e mbajti larg fushës për muaj me radhë, duket se po shijon pushimet verore përpara nisjes së sezonit të ri futbollistik me Real Madridin.
Festivali Tomorrowland është një prej eventeve më të mëdha të muzikës elektronike në botë, dhe për shumë personazhe të njohur, ai është një mënyrë për të shkëputur pak nga ritmi i jetës profesionale dhe për t’u relaksuar në një atmosferë ndryshe.
Pjesëmarrja e Courtois në këtë festival është komentuar pozitivisht nga tifozët dhe ndjekësit, të cilët e shohin rikthimin e tij në formë si një lajm të mirë për Real Madridin në prag të sezonit të ri.