Mbi 100 punonjës të policisë kufitare, së bashku me drejtorin Boshnjaku, ndodhen në proces gjyqësor në Gjykatën Administrative, pasi pagesat për shërbimet e tyre në Frontex nuk përputhen me ato që janë deklaruar në dokumente zyrtare. Ata janë detyruar të firmosin formularë ku thuhet se kanë marrë paradhënie, ndërkohë që në realitet nuk u është dhënë asnjë shumë paraprake. Pagesa mujore prej 1950 eurosh përfshin edhe hotelin, rrugën dhe ushqimin shumë shumë më e ulët krahasuar me kolegët e tyre që marrin deri në 9000 euro për të njëjtën kategori shërbimi.
Ndërkohë, dokumentet përmbushen nga administrata dhe përdoren si fletëthirrje gjyqësore, duke i vendosur efektivët në pozitë të pafavorshme ligjore. Sipas një denoncimi të ardhur në redaksi nga një prej policëve, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Porda, ka kërkuar që efektivët të kthejnë një shumë parash “në mënyrë vullnetare”, për të mbuluar parregullsitë që i kanë shkaktuar vetë strukturat drejtuese. Punonjësit thonë se janë viktima të një skeme ku të dhënat janë manipuluar, dhe tani po u kërkohet të mbajnë përgjegjësi për gabime apo vjedhje të kryera nga eprorët.
Denoncimi:
Lidhur me lajmin e policeve te kufirit qe ende nuk kane marre pagesën. Po iu nis nje formular qe na kerkojne ta plotesojme ku shkruhet se ne kemi marre paradhanie pagesen por kjo gje nuk ndodh. Aty duhet te hedhim vetem firmen pjesen tjeter e plotesojne ata vet. Per keto firma jemi mbi 100 punonjes policise bashk me drejtorin Boshnjaku ne gjykate pasi ndryshe jane deklaruar pagesat ne ato flete e ndryshe i kemi marre realisht dhe drejtori Proda na kerkon te kthejme nje shume parash ne menyre vullnetare pasi i kane vjedhur vet e dua tua mbulpjme ne. Per keto jemi ne gjykaten administrative. Shumat varjojne sipas punonjesve ne baze te muajve qe kane qene ne frontex. Pagesa jone eshte 1950€ ku ne ket pagese jane te perfshira hoteli rruga dhe ushqimi kur koleget tone te njejtes kategori marin 9000€. Keto urdher sherbimet behen fillimisht e dorezohen. Supozohet qe kemi marre pagesen paradhenje ne. Aty shkruajne cfare duan ata, keto jane fletethirrjet e gjyqit.


