Një cunami deri në 3 metra i lartë mund të godasë bregdetin e Japonisë, sipas një paralajmërimi të përditësuar emergjence nga autoritetet japoneze, pasi një tërmet me magnitudë 8.7 ballë goditi brigjet e Gadishullit Kamchatka të Rusisë rreth orës 2:25 të mëngjesit (01:25 GMT).
Cunami pritej të arrinte brigjet e ishujve në arkipelag midis orës 4:00 të mëngjesit dhe 5:30 të mëngjesit (01:30 GMT), sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA).
Pak kohë më vonë, një cunami u vu re në Japoninë veriore dhe ishte rreth tridhjetë centimetra i lartë, raportoi televizioni publik japonez NHK.
Ndërsa valët e para të cunamit arritën në ishullin verior të Hokkaidos, NHK paralajmëroi se mund të vinin valë shumë më të larta. Agjencia Meteorologjike Japoneze vlerësoi në një paralajmërim emergjence se valët mund të arrinin tre metra lartësi dhe pritej të godisnin brigjet e Japonisë veriore dhe lindore deri në Osaka në jug.