Miliona banorë në SHBA dhe rajonin e Paqësorit janë vënë në alarm pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 8.8 që goditi brigjet lindore të Kamçatkës, në Rusi, duke shkaktuar valë cunami deri në 5 metra në Hawaï.
Banorët e ishujve Hawaianë u detyruan të evakuohen menjëherë nga zonat bregdetare, ndërsa u raportua se uji nisi të tërhiqej në plazhet e Oahu-t rreth orës 19:40 me orën lokale. Vetëm 40 minuta më pas, vala e parë goditi me mbi 4 metra lartësi në Haleiwa, duke shkuar në 5 metra brenda pak minutash.
Autoritetet aktivizuan planin e emergjencës dhe mbyllën plazhet në Kaliforni, Oregon dhe Washington, ndërsa helikopterë të policisë bënin thirrje për evakuim të menjëhershëm. Në Oahu, ushtria hapi kalimet emergjente në Schofield Barracks për të ndihmuar banorët, ndërsa një aksident i rëndë trafiku u raportua në autostradën H1 që u mbush me trafik.
Guvernatori i Hawaït, Josh Green, shpalli gjendjen e emergjencës dhe paralajmëroi se “nëse ndokush përfshihet nga valët, është e pamundur të shpëtohet”, ndërsa Presidenti Donald Trump bëri thirrje për qetësi dhe vigjilencë: “Qëndroni të fortë dhe të sigurt!”.
Ndërkohë, në Kamçatkë të Rusisë, disa persona u plagosën nga tërmeti, përfshirë një grua që kërceu nga dritarja nga paniku dhe një tjetër e plagosur në aeroportin e ri. Në Petropavlovsk-Kamchatsky, një kopsht fëmijësh u shemb, ndërsa valët e cunamit u panë duke u përplasur në brigje. Japonia gjithashtu lëshoi urdhër evakuimi për mbi 1.9 milionë persona dhe evakuoi punonjësit e centralit bërthamor në Fukushima.
Ekspertët theksojnë se edhe valët vetëm 15 cm të larta mund të jenë vdekjeprurëse nëse shoqërohen me shpejtësi të lartë, ndërsa vetëm 60 cm ujë tërheqin një të rritur dhe 2 metra mjaftojnë për të marrë me vete një makinë.
Fatmirësisht, deri në orën 03:00 EST, autoritetet në Hawaï njoftuan se nuk kishte pasur valë shkatërrimtare dhe situata mbetet nën vëzhgim. Megjithatë, banorët janë paralajmëruar të mos i afrohen detit derisa të jepet sinjali përfundimtar i sigurisë.
Eyewitness footage shows tsunami waves crashing onto the coastal town of Severo-Kurilsk in Russia's Sakhalin region following an earthquake in Kamchatka.
— WION (@WIONews) July 30, 2025
.
.
.
.
.
.
.#WIONUncut #Russia #Tsunami #TsunamiWARNING pic.twitter.com/eAglrfBlJB