FLASH :

Reshjet e shiut në vend, rrugët e Tiranës ‘pushtohen’ nga uji

Rrugët e kryeqytetit u mbushën me ujë këtë të martë, si pasojë e reshjeve të shiut që nisën që prej orëve të para të mëngjesit.

Siç duket edhe nga fotot e kapura disa rrugë janë përmbytur, duke vështirësuar kështu lëvizjen e këmbësorëve.

Pas ditëve të nxehta dhe temperaturave ekstreme dita e sotme pritet të sjellë kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë territorin shqiptar.