Radhë të gjata kamionësh të tonazhit të rëndë janë krijuar sot në pikën doganore të Vërmicës, ku mjetet që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës janë detyruar të presin në dy korsi, për shkak të një ndalese të përkohshme të vendosur nga autoritetet kosovare. Rradha shtrihet nga fshati Bardhoc deri në hyrje të pikës kufitare, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në qarkullim.
Shkak për bllokimin ka qenë masa e ndalimit të qarkullimit për mjetet e rënda në oraret 13:00–17:00, e vendosur nga Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës së Kosovës si masë mbrojtëse për infrastrukturën rrugore gjatë temperaturave të larta. Sot shënohet dita e fundit e kësaj mase, e cila ka qenë në fuqi për 15 ditët e fundit të korrikut.