FLASH :

Sherri mes berberëve, i riu qëllohet me thikë pranë zemrës në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, pranë ambienteve të një berberhane, ku një i ri është qëlluar me thikë në afërsi të zemrës. Viktima është identifikuar si M. Shaka, 25 vjeç, i cili raportohet se ishte kursant në atë berberhane, ndërsa konflikti dyshohet të ketë ndodhur pikërisht brenda ambienteve të saj.

I riu ka mbërritur në gjendje të vetëdijshme në spitalin e Vlorës dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat, ndërsa po merren në pyetje persona që mund të kenë dijeni mbi autorin e sulmit. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e agresorit.