Projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit sipas qeverisë, duhet të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të eksplorohen edhe instrumente të tjera.
Gjatë takimit me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, këtë të hënë kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë që sektori duhet të kalojë në përdorimin e instrumenteve të reja financiare. ”Në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek parashitja dhe të mos bazohet tek kleringu, sepse janë dy forma që ishin të kuptueshme dhe të pranueshme për një periudhë të caktuar kohe, por nuk mund të jenë më as të kuptueshme, as të pranueshme sot, kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi”, tha Rama.