FLASH :

Paraqiten në SPAK Fatime Kryemadhi, mikesha e Monika Kryemadhit Ema Çoku dhe Pirro Xhixho – njihen me akuzat

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, është larguar sot nga ambientet e SPAK pasi Prokuroria i ka kërkuar të paraqitet sërish nesër, por me një avokat tjetër. Ajo nuk mund të përfaqësohet më nga i njëjti avokat që mbron edhe të bijën, për shkak të konfliktit të interesit procedural.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, mikeshës së ngushtë të Monika Kryemadhit, Ema Çoku, i është komunikuar zyrtarisht akuza nga prokurorët e SPAK, në kuadër të hetimeve për pastrim parash. Në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur edhe Pirro Xhixho, ish-drejtor i AKEP dhe babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, i cili po ashtu po hetohet në këtë dosje me akuza për korrupsion pasiv.