Zjarri që ra mbrëmjen e së dielës në lagjen “Barç” të fshatit Shalës është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse gjatë gjithë natës.
Shërbimi zjarrfikës i Konispolit ka qenë në terren pa ndërprerje, duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë ka ardhur edhe zjarrfikësja e bashkisë Finiq, me një ekip prej 8 efektivësh.
Sipas informacioneve të fundit, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht në zonë është aktive vetëm një vatër e vogël në vendin e quajtur Kokotraf, në njësinë administrative Markat, bashkia Konispol.
Autoritetet vendore mbeten në gatishmëri për të shmangur riaktivizimin e flakëve, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë për zjarr.