Një tjetër operacion i madh antidrogë i SPAK ka çuar në shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Në mesin e të arrestuarve ndodhen edhe emra të njohur të botës së biznesit dhe jetës publike. Mes tyre është edhe Klevis Hoxhosmani, partneri i Kejda Ajazit – vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu – të njohur për jetën luksoze në Dubai, Monako dhe destinacione ekskluzive. Arrestimet hedhin dritë mbi lidhjet e krimit të organizuar me rrethe të ekspozuara në rrjetet sociale dhe botën e biznesit shqiptar.