Vijon të mbetet problematike situata e zjarreve edhe në Bashkinë e Selenicës në qarkun e Vlorës.
Pasditen e sotme vatra e zjarrit, për shkak të erës dhe temperaturave, ka zgjeruar sipërfaqen e saj në zonën e Matogjinit.
Kërkohet nga autoritetet vendore ndihmë shtesë me zjarrëfikëse dhe forca të tjera.