FLASH :

Shuhet zjarri në fshatin Markat të Konispolit, digjen një shtëpi e pabanuar, 10 kokë dele në stan, vreshta dhe pemëtari!

Është arritur të fiket zjarri në fshatin Markat të Bashkisë Konispol. Nga flakët raportohet se u dogj një shtëpi e vjetër e pabanuar.

Sipas burimeve informon se deri tani llogariten 10 kokë dele të djegura që ndodheshin në një stan.

Gjithashtu të djegura vreshta, bahçe dhe pemë frutore.